E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Apostolova: Nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e gabuar

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalya Apostolova, ka komentuar nismën e deputetëve të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale duke ritheksuar se një hap i tillë do të ndikojë në rrugën evropiane të Kosovës.

 

“Shfuqizimi i Speciales ka ndikim në rrugën evropiane të Kosovës. Kjo prek obligimet që Kosova ka marrë vite më parë. Shfuqizimi i ligjit shkakton mosbesueshmëri dhe prek shumë sundimin e ligjit. Kjo është çështja kryesore ku do të donim të shohim rezultatet. Është momenti që Kosova të dëshmojë që është partner. Ne jemi miq të Kosovës. Ne dëshirojmë që ndikimi ndërkombëtar të zvogëlohet e Kosova të marre përgjegjësi për të tashmen dhe të ardhmen”.

 

Reklamë

Sipas saj edhe rruga e Serbisë drejt Evropës kalon përmes dialogut me Kosovën dhe se askush nuk mund të bëhet pjesë e BE-së pa pasur marrëdhënie të mira me fqinjët.

 

Apostolova ka shtuar se nisma për shfuqizimin e  Dhomave të Specializuara është tërësisht e gabuar dhe se financimi i përvitshëm i Kosovës nuk është i paqëllimtë por synon suksesin e vendit në rrugën e integrimit.

 

Komentet e saj vijnë një ditë pasi Kryesia e Kuvendit të Kosovës  vendosi që iniciativa për shfuqizimin e ligjit për gjykatën speciale, t’i kalojë qeverisë për te dhënë mendim. Nga momenti i marrjes ne dorëzim te nismës, kryeministri Ramush Haradinaj ka një muaj kohe për tu përgjigjur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë