E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 50 minuta më parë
Kosova

Apostolova: Ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Sot është ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, kjo është dita ku demokracia do të tregojë të vërtetën që do të ndodhë në Kuvend. Qytetarët e Kosovës duhet të dalin dhe të votojnë, është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme”, është shprehur Apostolova.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të vizitojë disa vendvotime.

Apostolova shtoi se numri i daljes së njerëzve për të votuar është më i madh se në vitin 2017. Gjithashtu, sipas saj gjithçka është e qetë dhe po shkon sipas rregullave./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë