Apoel Nikosia është surpriza e madhe e kualifikueseve te Champions Liges te paktën ne ndeshjet e se martës. Ne kryeqytetin qipriot dukej se gjithçka po shkonte sipas planeve te norvegjezeve te Rosenborg qe e kishin fituar ndeshjen e pare 2-1 dhe per 90 minuta i kishin rezistuar mire sulmeve dhe goditjeve te qipriotëve. Por ne minutën e 91 ndodh ajo qe nuk pritej. Norvegjezet humbasin nje top ne fushën e tyre, Vander e hedh horizontalisht ne zonën e rreptësisë dhe Janiotas shënon duke bere qe te shpërtheje stadiumi. Por nuk mbyllet ketu. Serish mungese vëmendje e norvegjezeve dhe do te jete Vander qe ruan nervat brenda zonës dhe dyfishon shifrat ne minutën e 96. Gjyqtari kishte akorduar 6 minuta shtese dhe këto duhej te luheshin ende per shkak te festimeve te mëdha te qipriotëve. Ne te 99 Corientimi i norvegjezeve nuk njeh me kufi dhe ata qe përfitojnë nga mosmarrëveshja e portierit me nje mbrojtës jane vendasit. De Vincenti shënon nga jashtë zonës golin e  trete ne portën e boshatisur dhe Apoel është ne plejoff. Surprize dhuruan edhe irlandezet e Dundalk qe përballe bjelloruseve te bate Borisov ishin nje underdog i vërtetë. Por rezultatin 1-0 nga ndeshja e pare irlandezet e barazuan ne minutën e 44 me ane te Mc Milan. Ne te 58 është serish ai përsëri me koke qe dyfishon shifrat. Vulën ja ve ne fund te ndeshjes ne mes te shiut te rrëmbyeshëm Benson dhe Dundalk dërgon ne shtëpi favorite e Bates. Ne ndeshjet e tjera Ludogoretz ka fituar 2-4 ne Beograd ndaj Crvena Zverzdes qe kishte barazuar 2-2 ne Bullgari dhe kualifikohet ne Plejof. Dinamo e Zagrebit ka fituar edhe ne Gjeorgji ndaj Dynamos se Tbilisit 0-1, ndërsa Karabagu i Agollit nuk ka mundur te shkoje me shume se 1-1 ne shtëpi ndaj Vitkroia Plzen. Muarem Muarem shënoi golin per vendasit, por ne minutën e 85 Krmencik barazoi dhe per shkak te golit te shënuar ne fushen kundërshtare kalojnë ceket ne plejoff.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *