Subscribe

Te gjithë ata persona qe do te marrin përsipër te zhvillojnë nje produkt tradicional shqiptar apo qe duan te ndërtojnë hotele me karakteristika lokale, mund te përfitojnë nga fondi shtetëror per agroturizmin qe shkon deri ne 20 milion leke per çdo përfitues.

 

“Të kemi mundësi që politikat tona për agrotuzimin, me lehtësirat fiskale për ata që duan të ndërtojnë hotele me një numër të konsiderueshëm dhomash, por jo më tepër sesa 30 dhoma, për të mos qenë mbi kapacitetet standarde të agroturizmit, ata që do të kenë një fermë që do të punojnë me produktet e tyre të brendshme ata që do të kenë një restorant apo pikë kulinarie e cila shërben për turizmin, do të marrin statusin e agroturizmit dhe më pastaj ky status do ta ndihmojë me politika fiskale, me politikat mbështetëse nga programet qeveritare për t’u shndërruar në një destinacion jo vetëm turistik, por për t’u shndërruar  edhe në një fabrikë ku njerëzit punojnë më shumë.”

 

Ministri Blendi Klosi u ndal edhe te projekti i mbjelljes se 20 milion e 200 mije pemëve deri ne vitin 2020 ne te gjithë vendin.

 

Natyrisht të gjitha këto shkojnë me politikën tonë për mbrojtjen e mjedisit. E folëm me kryetarin e bashkisë sesa të mundur e kemi që edhe në kuadër të projektit tonë për të mbjellim 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020. Ne do të duhet  të kuptojmë që shtimi i numrit të  pemëve, shfrytëzimi i pyjeve, 800 ha pyje ka bashkia e Belshit do të bëjë të mundur që të kemi dhe më shumë,  në radhë të parë, dashuri për mjedisin,  në radhë të dytë- pastërti të ajrit, në radhë të tretë -mbrojtje dhe familjarizim të të rinjve.”

 

Në panairin lokal të Belshit, ministri Klosi u informua nga banorë të zonës, për rritjen e prodhimit të bimës tejet të kërkuar të shafranit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *