Kosova është përballë sfidash të medha. Aplikimi për tu bërë pjesë e Këshillit të Europës konsiderohet një moment i rëndësishëm.

 

Në një lidhje me Skypë në studion e lajmeve në Vizion Plus, Nënkryetarja e parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se është një hap tepër i rëndësishmë pasi krijon mundësi të barabarta për qytetarët.

 

“Qasja në gjyaktën për të drejtat e njeriut është një element shumë i rëndësishëm për kosovarët. Kosova është duke ecur në hapat e duhur në këtë drejtim dhe mendoj se ka ardhur koha të jemi pjesë e Këshillit. Kemi njohuri e përvoja të ndryshme rreth temave që diskutohen dhe Kosova mund të kontribuojë shumë në këtë drejtim”, tha ajo.

 

 

Prej fillimit sulmit rus ndaj Ukrainës, Prishtina ka kërkuar hyrjen në aleancën e atlantikut të veriut si një garanci për stabilitetin e Ballkanit. Bogujevci thesoi se Kosova ka pasur një të kaluar tepër të rëndë dhe e di shumë mieë se me çfarë mund të përballet në të ardhmen Kosova.

 

“Serbia di të jetë goxha kërcenuese në momente të ndryshme. Kemi pasur një të kaluar tepër të rëndë dhe e dimë shumë mirë me çfarë mund të përballemi në të ardhmen, por Kosova është shtet i pavarur përveç elementit të sigurisë, duhet të jetë pjesë e familjes ndërkombëtare”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *