E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Video · Vendi

Aplikimet për shkollën e lartë

Maturantet janë ne fazën e aplikimit për zgjedhjen e shkollës se larte, ndërsa universitetet kane nisur ofertat per tërheqjen e sa me shume kandidateve. Me ligjin e ri, institucionet e arsimit te larte qe kane numrin me te madh te studenteve përfitojnë me shume financime. Kreu i Universitetit te Tiranës Mynyr Koni shpalos kriteret per pranimet e kandidateve ne 6 fakultetet e këtij institucioni. Por kërkesa e Universitetit te Tiranës per përzgjedhjen e tij nga maturantet, nuk do te cenoje cilësinë. Sipas nje përllogaritje paraprake, ne fakultetet e këtij universiteti, studentet do te jene me mesatare mbi notën 7. Ketë vit Universiteti i Tiranës nuk vendosi kriter seleksionues përveç notes mesatare 6, te përcaktuar nga qeveria. Tashme shkollat e larta publike dhe private presin përfundimin e aplikimeve per te nisur përllogaritjen, sipas kritereve te tyre, për te shpallur kandidatet fitues. Lista e maturanteve fitues del ne çdo fakultet pas 5 shtatorit.

 

Më shumë video

Reklamë