Subscribe

Procesi i regjistrimeve në universitete është përmbyllur plotësisht, ndërsa ka nisur faza e aplikimit për të rinjtë që përfitojnë bursa.

 

Për programet e studimit që janë shpallur me prioritet kombëtar janë përcaktuar 350 kuota nga ministria e Arsimit, të cilat do t’iu shpërndahen universiteteve sipas kërkesës.

 

ARTAN SPAHIU

DREJTOR I AKFAL

 

“Këta studentë do të aplikojnë pranë Agjencisë për financimin e arsimit të lartë por përzgjedhja e tyre do të bëhet nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë. Në vitin akademik 2022-2023 ne kemi patur 157 përfitues, mendohet që sivjet të jenë 350 në total. Për studentët ekselentë vijon AKFAL me vlerësimin ndërsa për studentët e degëve prioritare, aplikimet i përcillen për vlerësim IAL-ve përkatëse.”

 

Listës së 40 degëve prioritare i janë shtuar edhe arsimi parashkollor e ai fillor. Po ashtu edhe degët, Histori-Gjeografi, Inxhinieri Matematike e Fizike, Inxhinieri e Naftës dhe Gazit si dhe Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale.

 

Numri më i madh i këtyre degëve figurojnë në universitetin bujqësor të Tiranës, ku ndryshe nga viti i kaluar, nuk ka rrezik për mbyllje programesh.

 

 

FATBARDH SALLAKU

REKTOR I UNIVERSITETIT BUJQESOR

 

“Universiteti bujqësor konfirmon sot se nuk mbyll asnjë program. Kjo është hera e parë që ne aktivizojmë të gjitha programet bachelor. Vjet patëm probleme me peshkimin, zootekninë dhe hortikulturën.”

 

Në këtë vit akademik, sipas statistikave të rrjetit akademik shqiptar, rezultojnë të regjistruar në 40 degët e shpallura me prioritet kombëtar rreth 900 studentë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *