E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Video · Politikë

Aplikacion për “pagën e luftës”/ Rama: Paketë edhe për ata që punojnë në të zezë

Të gjithë punonjësit e përfshirë në paketën e dytë ekonomike, pagën mujore prej 40 mijë lekësh nga dita e pezullimit të punës deri në fund të Majit, do ta marrin direkt në llogarinë e tyre bankare.

Reklamë

Kryeministri Edi Rama sqaroi se procedura e përfitimit do të jetë më e lehtë dhe pritet të bëhet publike brenda 24 orëve në faqen zyrtare të Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.  

Në diskutim është edhe një paketë financiare për punëtoret në të zezë me kushtin që ata të denoncojnë punëdhënësin që nuk i ka deklaruar.

Në pritje është vendimi për të lejuar përdorimin e makinave personale për të shkuar në punë apo për të bërë blerjet e ditës. Lejimi i tyre nuk do të kufizohet vetëm në orarin e mëngjesit dhe drekës, por edhe në darkë.

Për çdo ndryshim që do të ndërmerret si në qarkullimin e mjeteve personale apo te orarit të leje-daljes, kreu i qeverisë thekson se masa ndëshkimore do të jetë ekzemplare në rast të mosrespektimit. Restorantet dhe lokalet do të jenë bizneset e fundit që do të hapen, ndërsa për të tjerët pritshmëria është fillimi i Majit, gjithnjë në varësi të përhapjes së virusit.

TITRA:

APLIKACION PER “PAGEN E LUFTES”

RAMA: PAKETE EDHE PER ATA QE PUNOJNE NE TE ZEZE 

Më shumë video

Reklamë