E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Apelohet vendimi për “xhihadistët”

Ka shkuar në 3 numri personave të akuzuar për rekrutim të xhihadisteve ne luftën e Sirisë, të cilët kanë apeluar dënimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Të parët që kundërshtuan ligjërisht vendimin ishin Orion Reçi dhe Astrit Tola, ndërsa atyre i është bashkuar edhe Gerti Pashja. Orion Reçi u dënua nga shkalla e parë me 13 vite burg, Astrit Tola me 7 vite burg dhe Gerti Pashja me 17 vjet. Sipas vendimit të Gjykatës, Bujar Hysa dhe Genci Balla, dy Imamët e vetëshpallur janë dënuar me 18 dhe 17 vjet burg. Ndërkohë, me 13 vjet burg u dënua, Verdi Morava dhe Edmond Balla. Zeqir Ymerin me 16 vite burg, ndërsa Fadil Muslimani me 12 vjet burg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë