Subscribe

Të vetmit që kanë depozituar kërkesën për të apeluar vendimin e Gjykatës së Krime të Rënda të dhënë të martën e javës së kaluar, ndaj 9 personave të akuzuar për rekrutim te xhihadisteve në Siri, janë Orion Reçi dhe Astrit Tola. Dy avokatët e tyre kanë paraqitur në sekretarinë  e Gjykatës kërkesën për të apeluar vendimin, pasi sipas tyre procesi gjyqësor, ishte i montuar politikisht dhe të dënuarit u burgosën vetëm për shkak të bindjeve të tyre fetare. 2 imamët dhe përkrahësit e tyre u dënuan me 126 vite në total, ndërsa më herët Prokuroria kishte kërkuar 152 vite burg. Kërkesa për apelim mund të behet brenda 10 ditëve nga momenti i dhënies së vendimit nga shkalla e parë e gjyqësorit. E ndërsa afati po shkon drejt fundit, nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do te mbajnë ata të dënuar, të cilët gjatë gjyqit nuk kanë pranuar të përfaqësoheshin me avokat kryesisht nga shteti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *