Gjykata e Apelit për Krimet e Renda po shqyrton ne këto momente mbrojtjen e 9 personave të akuzuar për rekrutim te xhihadisteve ne Siri dhe Irak. I fundit që paraqiti mbrojtjen para trupit gjykues ishte Verdi Morava, ai i cilësoi akuzat ndaj tij si të pabazuara në ligj. Morava e quajti procesin te montuar nga fuqitë e mëdha dhe se ndodhet ne gjyq për shkak te besimit te tij fetar. Pas apelimit qe i bene vendimit te shkalles se pare, avokatet e dy prej te dënuarve, edhe te tjerët, presin verdiktin e ri ne Apel, pasi kane akuza te njëjta. Në seancën me dyert të mbyllura, Gerti Pashja i dënuar me 17 vite burg, kërkoi para trupit gjykues prishjen e vendimit të shkallës së parë, pasi sipas tij, prokuroria nuk ka provuar asnjë vepër terroriste e kryer nga ai apo shokët e tij. Pas mbarimit të mbrojtjes, trupi gjykues do të shprehet me vendim nëse do të lërë në fuqi dënimin e shkallës se pare, apo do ta ndryshoje atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *