E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Apeli Tahirit: Të mblidhemi kundër palaçove që po na grabisin

Gjatë daljes për mediat, ku sqaroi mbylljen e hetimeve në Itali ndaj tij, ajo që bëri përshtypje tek fjala e Tahirit, ishte edhe apeli që bëri ish-ministri i Brendshëm.

 

Reklamë

Duke u ndalur tek përballja me drejtësinë dhe gjetja e së vërtetës, Tahiri tha se ka ardhur koha që qytetarët të mblidhen dhe të godasin, ata që ai i quajti palaço në politikë.

 

“Ka njerëz që nuk marrin dot pronën, nuk gjejnë kafshatën e bukës sado mundohen. Jam rrëzuar e ringtritur, por kam mësuar se përballë padrejtësisë ka vetëm një rrugë, e cila është e vërteta. Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në poltikë që kanë grabitur këtë vend dhe që të mos i shpëtojnë drejtësisë së popullit. Unë e provova vetë dhe jam duke e provuar se nuk më kanë munguar njerëzit e mirë.”

 

Ish-ministri premtoi se pavarësisht faktit që prej kohësh në Shqipëri nuk është thirrur në prokurori ai nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi sikurse bën dhe autoritetet italiane.

 

Tahiri shtoi se ndaj tij u angazhuan 7 prokurorë në Shqipëri, por ai ironizioi duke thënë se le të vendosin po të duan edhe 70 të tillë.

 

 

“Drejtësia italiane e tha fjalën e fundit se nuk bën politikë. Beteja do vazhdojë për drejtësinë në Shqipëri. Sot nuk kam fjalë ta përshkruaj çfarë do të thotë të jesh i lirë. Nuk do resht një ditë të jetës time për të vërtetën”

Vazhdo të lexosh

Reklamë