Subscribe

Apeli i Posaçëm ashpërson dënimin ndaj Safet Gjicit duke e dënuar edhe për korrupsion. Ish – kreu i Bashkisë së Kukësit u dënua me vendim të formës së prerë me 3 vjet heqje lirie, ekzaktësisht një vit pasi përfundoi pas hekurave. Në fakt kjo masë dënimi u aplikua për shkak të gjykimit të shkurtuar nga i cili Gjici përfitoi. Nga ana tjetër, Gjicit i ndalohet për një periudhë 5 vjeçare edhe pjesëmarrja në funksione publike. Nëse përllogaritet edhe koha e qëndrimit në qeli, Safet Gjicit do t’i duhet edhe një vit e gjysmë për të shlyër dënimin.

Ndërkaq, të bashkëpandehurën në këtë proces, Alma Kaçin, Apeli e dënoi me një vit burg vetëm për korrupsion aktiv, duke i zhveshur asaj akuzën e prostitucionit për të cilën u dënua më herët nga Gjykata e Posaçme.

Hesapet e Safet Gjicit me drejtësinë nisën menjëherë pas daljes së videoskandalit që bëri xhiron e rrjetit me protagonist atw vetw dhe Alma Kaçin, ku shfaqen duke kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së bashkisë që ai drejtonte prej dy mandatesh. Gjykata e Shkallës së parë, e dënoi Gjicin vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa u lirua nga akuza e korrupsionit, për të cilën SPAK e hetoi.

Por në ndryshim, togat e zeza të apellit vendosën të zhbëjnë vendimin e GJKKO duke i rikthyer atij akuzën e korrupsionit. Shkak që SPAK ta hetonte ish kryebashkiakun Safet Gjici për korrupsion shërbeu videoja e dytë që qarkulloi në rrjet, ku Safet Gjici i premtoi Alma Kaçit, me të cilën kreu marrëdhënie në zyrë se do t’a favorizonte  për të përfituar tenderin për sterilizimin e qenëve të rrugës.

Safet Gjici u zgjodh qytetari i parë i Kukësit për herë të dytë nga vendoret e 14 majit, por pas videos ai u shkarkua me vendim të këshillit të ministrave. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *