Subscribe

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda i thotë jo kërkesës së ish-prokurorit të përgjithshem Adriatik Llalla. Kjo Gjykatë  refuzoi heqjen e sekuestros mbi pasuritë e shumta të ish shefit të organit qëndror të akuzës duke lënë në fuqi të njëjtin vendim të shkallës së parë.

 

Llalla ishte kthyer pak ditë më parë në Shqipëri e kishte bërë ankimimin e vendimit duke kërkuar zhbllokimin e pasurive nën argumentin se vendimi i sekuestros ishte i padrejtë.

 

Por Gjykata e Apelit konstatoi se pretendimi i ish-prokurorit të përgjithshem ishte i pabazuar.Vendimi u dha këtë të enjte në mungesë të avokatit mbrojtës të Adriatik  Llallës

 

Në 23 korrik Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të organit të akuzës vendosi sekuestrimin e të gjitha pasurive të ish kryeprokurorit. Përveç apartamenteve bëhet fjalë për siperfaqe të mëdha toke në zona te ndryshme pranë Tiranës në vlerën e një miliardë lekëve.

 

Adriatik Llalla është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e pastrimit të parave. Hetuesit kanë grumbuar provat që vertetojnë se pasuria e madhe është krijuar në rrugë të jashtëligjshme.

 

Hetimi nisi edhe pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i ndaloj hyrjen në Shtetet e Bashkuara jo vetëm ish numrit një të akuzës, por edhe të familjarëve të tij. Me rregjistrimin e procedimit penal ndaj  Llalla ka preferuar të qëndrojë jashtë Shqipërisë së bashku me familjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *