Subscribe

Gjykata Administrative e Apelit rrezon kërkesat e përsëritura te Bashkisë se Tiranës, per ndryshimin e trupit gjykues, qe do te shqyrtoje vendimin per ndërtimet poshtë digës se liqenit. Vendimi është marre me dyer te mbyllura qe ne mëngjes. Ndërkohe ditën e enjte, pritet te zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës per pezullim te ndërtimit 17-katesh ne kete zone. I menjëhershëm ka qene reagimi i kryetarit te bashkise, i cili e ka cilësuar te turpshëm vendimin. Pak dite me pare, Erion Veliaj, bashke me nje grup qytetaresh, protestuan para Apelit duke bere thirrje për ndryshimin e trupës se gjyqtareve dhe ne mënyre te veçante per largimin e gjyqtares Enkeleda Metalia, qe sipas Veliajt, ajo ka lidhje familjare me ndërtuesit. Ditën e protestës dha dorëheqjen vetëm gjyqtarja Ankelina Gazidede, për te cilen Gjykata ende nuk ka shpallur emrin qe do ta zëvendësoje. Por një dite me pare, kryebashkiaku deklaroi prerazi se pavarësisht vendimit te Apelit, ai nuk do te lejoje ndërtimin e kompleksit poshtë digës se liqenit. Kjo zone do te ketë vetëm fusha dhe ambiente sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *