Sali Berisha do të qëndrojë i izoluar në shtëpi edhe me vendim të Apelit të Posaçëm. Vendimi që u shpall sot nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, nuk u prit mirë nga avokati i ish- kryeministrit.
Genc Gjokutaj e cilësoi të paramenduar vijimin e masës së sigurisë arrest në shtëpi, ndërsa theksoi se vendimit do t’i bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Lexo edhe :
“U dekriptua qëllimi politik i mbajtjes. Nuk ka rëndësi nëse ish- kryeministri paraqitet apo është në dispozicion të hetimit. Qëllimi është që ai të izolohet. Gjykata ka bërë gjithashtu edhe një gabim tjetër sepse nuk është shprehur gjithashtu mbi kërkesën për përjashtimin që kemi ankimuar. Beteja vazhdon. Vendimin do ta rekursojmë në Gjykatën e Lartë”, tha Gjokutaj.
Ish- Kryeministri Berisha u paraqit të martën, për herë të parë përballë oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorëve që po e hetojnë, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Ai dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrin e tij në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, përmes nxjerrjes së akteve nënligjore përgjatë mandatit të parë të qeverisjes Berisha./vizionplus.tv






