Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
06 June 2026
Vizion fokus

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e...

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

Berisha: Të rinjtë janë ata që do të kontribuojnë...

Izraeli bombaron ndërtesën po ku zhvillohej dasma në Gaza,...

Sulm ukrainas në Shën Petersburg, Zelensky iu përgjigj me...

Presidentja sllovene ngre flamurin palestinez në Pallatin Presidencial si...

Riparohet defekti në linjën e energjisë elektrike në Zaporizhia!

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përplasen automjetet, dy persona...

Ndeshja me Luksemburgun, policia plan masash, ja akset që...

Apeli rrëzoi padinë e Ilir Metës/ Reagon Autoriteti i Dosjeve: Zbatojmë parimet Kushtetuese

1 Qershor 21:23

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj Autoritetit të Dosjeve së ish-Sigurimit, duke lënë kështu në fuqi vendimin e më hershëm të Gjykatës së Tiranës.

 

Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas këtij vendimi, duke theksuar se ky institucion është i gatshëm për të bashkëpunuar me çdo institucion drejtësie, ndërsa nënvizon se prioritet mbetet zbatimi i ligjit.

 

“Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit deklaron se është në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Apelit ndërsa siguron publikun, se në veprimtarinë e tij zbaton parimet kushtetuese dhe ligjin e veçantë me të cilin normohet veprimtaria institucionale, si dhe respekton parimet e ndarjes së pushteteve  dhe kompetencat që ka çdo institucion.

 

Parimisht, si në çdo rast kur vendimet përmbajnë detyrime për Autoritetin,  Autoriteti vepron duke zbatuar detyrimet e përcaktuara nga gjykata ose i ankimon vendimet në gjykatat më të larta.”, thuhet në reagim.

 

Ilir Meta ngriti një padi organeve të drejtësisë Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit për 6 shkelje ligjore, që sipas tij, kanë bërë anëtarët e këtij institucioni, duke ia përmendur emrin në shkresat drejtuar Kuvendit, si i lidhur me Sigurimin e Shtetit gjatë viteve të diktaturës komuniste.

 

Por akuzat e ish Presidentin, Ilir Meta nuk janë konfirmuar nga drejtësia, e cila për herë të dytë rrëzon pretendimet e tij, duke konsideruar si legjitime veprimtarinë e institucionit në fjalë.

 

“Gjykata Administrative vendosi me këtë rast: Rrëzimin e kërkesë-padisë së paraqitur nga paditësi, si të pabazuar në ligj dhe në prova”, thuhet në vendimin e gjykatës, duke konfirmuar edhe njëherë se Autoriteti i Dosjeve nuk ka konsumuar asnjë nga veprat penale të pretenduara nga Ilir Meta.

 

Ky i fundit u përfol politikisht si i përfshirë në dosjen e Ish-sigurimit, gjë e cila mjaftoi për t’iu kundërvënë këtij institucioni, ndonëse në njoftimin e bërë publik përmenden vetëm inicialet e zyrtarit të lartë të përfshirë në dosje.

Posted Under:
Kryesoret Politike Uncategorized Vendi
Tagged:
Autoriteti i Dosjes dosjet e ish sigurimit Gjykata Administrative Ilir Ilir Meta

Nga e njëjta kategori

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

më shumë...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e PD. Do jeni boshti kryesor i arritjes së objektivave

më shumë...

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen para bustit të “Skënderbeut”, gati marshimi drejt kryeministrisë

më shumë...

Liqeni i Shkodrës shpallet rezervë biosfere e UNESCO-s

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:51

Dasma e vitit! Dua Lipa dhe Callum...

7:25

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro...

7:07

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në...

6:38

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të...

6:16

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:00

Berisha: Të rinjtë janë ata që do...

5:52

Izraeli bombaron ndërtesën po ku zhvillohej dasma...

5:49

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ-ja vazhdon të mbështetet...

5:43

Sulm ukrainas në Shën Petersburg, Zelensky iu...

5:27

Presidentja sllovene ngre flamurin palestinez në Pallatin...

5:16

Çfarë do të thotë nëse shihni një...

5:01

Riparohet defekti në linjën e energjisë elektrike...

4:39

Liqeni i Shkodrës shpallet rezervë biosfere e...

4:19

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përplasen automjetet,...

3:53

Një mbrëmje magjike italiane në “Marina Orikum”

3:49

Ndeshja me Luksemburgun, policia plan masash, ja...

3:22

Pamje tronditëse në Ankara, babai var në...

3:07

Putin refuzon takimin me Zelenskin, Ukraina lëshon...

2:40

Pajisjiet digjital rrezikojnë fëmijët, mjekët dhe socialogët:...

2:36

Rama mbron projektin e Zvërnecit, kryeministri sjell...

Më të klikuarat

  • Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip
  • Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë
  • “Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni...
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • Televotim i fortë mes Zhakut, Sarës dhe Ilirit, kush u largu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.