Subscribe

Pak minuta pasi Apeli e riktheu në detyrë drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Cako, doli krah ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha se rruga për reformimin e sistemit të drejtësisë sapo ka nisur. I pyetur nga gazetaret për akuzat e opozitës se po bëhet presion ndaj gjyqësorit në rastin e pajisjes së përgjimit, Tahiri theksoi se ata i frikësohen reformës në drejtësi. Pas vendimit të apelit, Ministri i Brendshëm nuk preferoi ta komentonte si frontin e së keqes gjyqësorin,  ndërkohë që u shpreh se qeveria po lufton që ta rikthejë sistemin në zbatim të ligjit. Më herët Apeli prishi vendimin e Gjykatës së Tiranës që e kishte pezulluar Çakon në lidhje me hetimet që po zhvillon prokuroria ndaj tij për skandalin e pajisjes së përgjimit. Në dalje avokati i Çakos, Maks Haxhia, tha se Gjykata vlerësoi se Drejtori i Policisë së Shtetit nuk ka kryer vepër penale dhe nuk ka shpërdoruar detyrën. Hetimet për pajisjen përgjuese vijojnë për të parë nëse ajo është përdorur jashtë trajnimit. Prokuroria akuzon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako se nuk ka pasur dijeni për regjimin doganor te Imsi Catcher, por edhe se ajo është përdorur nga pjesëtare te forcave operacionale pa praninë e trajnuesve Italiane.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *