Apeli i Posaçëm ka rikthyer në burg ish-prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, i dënuar më herët për korrupsion.

 

Shkalla e Parë i kishte konvertuar dënimin me burg në shërbim prove.

 

Ishte SPAK që arrestoi ish-prokurorin në qershor të vitit të kaluar, pasi sipas përgjimeve rezultoi se Karriqi kishte marrë 2000 euro për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur.

 

Në atë kohë në pranga ra dhe shoferi i tij i cili bënte rolin e sekserit. Në seancën e kësaj të marte në Apelin e Posaçëm, Karriqi nuk ishte i pranishëm.

Dënimin e të pandehurit E.K. me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

 

– Në bazë të nenit 406, paragrafi 1, të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 e tij, duke dënuar përfundimisht të pandehurin E.K. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

 

– Dënimi me burgim për të pandehurin E.K. do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *