Subscribe

34 ditë ka zgjatur liria e ish deputetit socialist Alqi Bllako. Gjykata e Posaçme Apelit e riktheu atë në qeli, pas ankimimit të bërë nga prokuroria e posaçme.

 

Ky verdikt u dha nga gjyqtarja e Apelit të posaçëm, Ilirjana Olldashi, ndërsa vendimi që Bllako ta priste dënimin e tij në shtëpi u dha nga Irena Gjoka më 6 tetor.

 

Asokohe gjyqtarja Gjoka e bazoi vendimmarrjen në arsye familjare të paraqitura nga ish deputeti përmes mbrojtësit të tij ligjor. I menjëhershëm ishte reagimi i spak, pasi për prokurorinëvendimi për ndryshimin e masës së sigurimit ishte i pajustifuar në kushtet që Bllako ndodhet.

 

Ndërkohë kete te premte do te vednoset gjithashtu fati i ish ministrit të mjedisit, Lefter Koka, i bashkëpandehur me Bllakon për inceneratorin e Fierit.

 

Gjykata do të vendosë nëse Lefter Koka do të lihet sërish në qeli apo do ta presë gjykimin e tij në shtëpi. Koka ka bërë disa kërkesa për ndryshimin e masës së sigurimit për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën, por për inceneratorin e Elbasanit zëvendësimi nuk është pranuar.

 

Ish deputeti i partisë socialiste Alqi Bllako u arrestua më 1 prill të këtij viti pas akuzave për përfshirje në aferën e inceneratorit të Fierit kur ai mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit. Ai hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

 

 

Sipas organit të akuzës ish-deputeti në bashkëpunim me ish-ministrin e mjedisit, Lefter Koka dhe kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi, kanë ndryshuar kategorinë e pronës nga tokë arë në tokë truall.

 

Ky shpronësim i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 16 milionë lekësh. Bllako dyshohet se ka përfituar në mënyrë antiligjore 14 milionë lekë.

 

 

 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trupin gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më datë 09.11.2022 shpalli vendimin  lidhur me çështjen nr. 180 akti, datë 04.11.2022 regjistrimi, në ngarkim të personit nën hetim A.B., mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër vendimit nr. 382, datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 362 datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit A.B. me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.Vazhdimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në burg”, të caktuar ndaj të hetuarit A.B. me vendimin nr. 26, datë 31.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *