E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Vendi

Apeli rikonfirmon Valbona Sakon, rrëzohet vendimi i shkallës së parë

Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ne Durrës, për mos dhënien e mandatit të kryebashkiakes, Valbona Sako. Pasi shqyrtoi dosjen, apeli vendosi të prishë vendimin e dhënë nga  gjykatësja e shkallës së parë, Mimoza Margjeka e cila e konsideroi  procesin zgjedhor nul, per shkak se Bindja Demokratike ishte regjistruar me vonesë.

 

Reklamë

Pas seancës, kryebashkiakja Valbona Sako tha se sot “fitoi verdikti i qytetarëve”. Më 17 korrik, gjyqtarja Mimoza Margjeka nuk i dha mandatin Valbona Sakos, e shpallur fituese në votimet e 30 qershorit. Vetëm nje dite me pas Partia Socialiste iu drejtua serish gjykatës dhe nje gjyqtar i dyte dha një vendim krejtësisht te ndryshëm, duke i dhëne mandatin Sakos.

 

 

Më shumë video

Reklamë