Subscribe

Gjykata e Apelit për Krime te Renda caktoi “detyrim paraqitje” për Domart Konjarin nje i arrestuar nga autoritetet kufitare nje vit me pare ne Kapshtice.
I njohur si miku i Franc Konomit, i vrarë në atentat ne 2010, Konjari tentoi të kalonte për në Greqi me pasaportë të falsifikuar. Pas verifikimeve rezultoi se ai ishte i dënuar me 10 vite heqje lirie ne France, i dyshuar si kreu i një rrjeti trafiku ndërkombëtar të kokainës e cila kishte lidhjet deri në Kolumbi. Pasi Gjykata e Korçës i kishte caktuar “arrest me burg” kjo dhe në pritje të procedurave të ekstradimit, Konjari transferohet në Tiranë për një tjetër procedim të nisur nga Krimet e Rënda. Mësohet se 42-vjeçari, krahas hetimeve per trafik te lendeve narkotike, dilte si i përfshirë në disa përgjime me Prokurorë e Gjyqtarë. Në shkallën e parë, Konjarit i caktohet “arrest me burg” ndërkohë që Apeli ndryshon masën dhe i cakton “detyrim paraqitje”, duke e lënë të lirë. Ende nuk dihet se si është prishur vendimi i Apelit të Korçës, por mësohet se treshja gjykuese e Krimeve të Rënda ka argumentuar se 42-vjeçari, nuk është i ndaluar me masë sigurimi. 42-vjeçari dyshohet dhe si autor i një vrasje në Shqipëri. Në vitin 2005 në afërsi të shkollës së kuqe ai dyshohet se ka vrarë Fatjon Naxhakun. Sipas policisë, viktima Naxhaku kishte shkuar për të vrarë Konjarin, por në përleshje e sipër, ai i merr armën dhe e qëllon për vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *