Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestron ndaj llogarive bankare të Ajola Xoxës

Lihet në fuqi vendimi për ngrirjen e llogarive bankare të Ajola Xoxës, mëson gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene.
Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit edhe dje në gjykatë, por seanca u shty pasi ishte legjitimuar një avokat i ri, i cili kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Po ashtu, edhe seanca e hënës u shty pasi Gjykata kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar disa prova të reja të paraqitura nga SPAK.
Ajola Xoxa ka argumentuar se paratë në fjalë janë të ligjshme dhe vijnë nga burime të rregullta, kundërshtuar kështu pretendimet e SPAK-së.
Ndërkohë sot do të jepet vendimi edhe për Erion Veliajn.
Kryetari i bashkisë Tiranë kërkon masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore, ndërsa sot shprehet gjyqtari Engert Pëllumbi pas dy shtyerjeve si pasojë e provave të reja.
Lirinë kërkon edhe biznesmeni Elman Abule, në qeli për pastrim parash.
/vizionplus.tv




