E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Apeli lë në burg Vangjush Dakon

Ilustrim · Vizion Plus

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, duke e lënë këtë të fundit në qeli.

 

Togat e zeza lanë në fuqi të njëjtën masë të dhënë më herët nga shkalla e parë jo vetëm për Dakon, por edhe për të arrestuarit e tjerë.

 

Vetë Dako nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por është përfaqësuar nga avokatët.

 

Ish-kryebashkiaku i Durrësit u arrestua në qershor të këtij viti, i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste.

 

I pari ka të bëjë me dhënien e një lejeje ndërtimi për një pallat, që më pas u dëmtua nga tërmeti. Sipas hetimeve, ky objekt kishte 4 leje pa leje dhe legalizimi ishte bërë në shkelje të ligjit.

 

Rasti i dytë lidhet me tenderin e shëtitores, ku sipas kontrollit të lartë të shtetit, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 18 milionë lekësh.

 

 

 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, sot më 18.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 31 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim V.D., F.E., M.S.(P.), F.H., F.F., A.B., ndaj vendimeve nr. 57, datë 06.06.2023 dhe nr. 61, datë 08.06.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

 

– Miratimin e vendimit nr. 57 akti, datë 06.06.2023 dhe vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim V.D.

– Miratimin e vendimit nr. 57 akti, datë 06.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.E. dhe F.H.

– Miratimin e vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim M.S.(P.), F.F. dhe A.B.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh