Subscribe

Gjykata e Apelit Tiranë la në arrest me burg ish kreun e policisë bashkiake Florenc Hoxchën, si dhe 4 persona të tjerë, të arrestuar për protestën e dhunshme të opozitës, më 16 shkurt para kryeministrisë.

 

Pas vendimin të shkallës së parë, avokatët e tyre mbrojtës, apeluan vendimin duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

 

Por anikimimi i avokatëve nuk u pranua nga gjykata, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

 

Mospranimi i kërkesës u bë me argumentin se ankimimi nuk është bërë sipas procedurave ligjore, pasi të pandehurit nuk kanë e kanë firmosur atë.

Nga kafazi i xhamtë të arrestuarit bënë thirrje për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe se në 16 mars do i bashkohen protestës së opozitës, duke thyer dyert e burgut.

 

Të pranishëm në seancë ishin edhe familjarë të të arrestuarve, ndërsa prokuroria tha se vendimi i shkallës së parë ishte i padrejtë, pasi liroi nga qelia personat që kryen akte dhune.

 

Ndërkohë, këtë të martë gjykata e Fierit liroi nga qelia duke caktuar detyrim paraqitje për 4 personat e arrestuar pak ditë më parë, lidhur me protestën e organizuar prej tyre, gjatë vizitës së kryeministrit Rama.

 

 

 

Masa për 19 protestuesit:

Florenc Hoxha – Arrest me Burg

Emanuel Nallbani – Arrest Shtepie

Naim Haxhiu – Arrest Shtepie

Andon Gjini – Arrest Shtepie

Resul Daci – Arrest Shtepie

Suzana Dimushi – Detyrim Paraqitjeje

David Linadi – Arrest Shtepie

Ilir Hamedani – Arrest me Burg

Festim Taku – Arrest Shtepie

Saimir Rexhepi – Arrest me Burg

Mitat Fieraku – Detyrim Paraqitjeje

Lefter Jakupi – Detyrim Paraqitjeje

Pellumb Shelna – Detyrim Paraqitjeje

Velion Dine – Arrest Shtëpie

Ndue Tuci – Arrest Shtëpie

Shpresa Lini – Detyrim Paraqitjeje

Agim Peposhi – Arrest me Burg

Ferit Dankshi – Arrest me Burg

Hasan Jakupi – Detyrim Paraqitjeje

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *