Apeli i Krimeve të Rënda nuk ndryshoi masën e sigurisë  ‘arrest me burg’ për gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai nuk u paraqit në seancë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. 46 vjecari mësohet se është shtruar në spitalin e burgut prej katër ditësh dhe sipas mbrojtjes, është në gjendje të rëndë.

 

Shkëlqim Miri u arrestua nga policia, pas një kontrolli të ushtruar në banesë ku iu gjetën 34 milionë lekë, të cilat nuk justifikoheshin. Avokati i Mirit tha se kjo shumë ishte për kurimin e gjyqtarit, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë tumorale. Hetimet ndaj tij nisen pas një vendimi ne favor te një te arrestuari për vrasje ne vitin 1997. Miri dyshohej se kishte marrë rreth 30 mije euro për mosndryshim te vendimit për Gentian Doden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *