E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Apeli lë në burg Ervis Martinajn dhe Eljon Haten

Gjykata e Apelit la në burg Ervis Martinajn dhe Eljon Haten për ngjarjen e rëndë që ndodhi në një lokal në ish bllok mbrëmjen e 4 tetorit.

 

Shkalla e Parë kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg per Eljon Hate I plagosur rëndë në atë ngjarje si dhe 30 ditë burg për Ervis Martinaj që është jashtë rrezikut.

Pavarësisht kërkesës së avokatit të Martinajt për lirimin e klientit të tij, apeli nuk e ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Reklamë

 

Avokati Mirash Martini tha se nuk ka asnjë provë Prokuroria nuk ka asnjë provë që lidh Martinajn direct me ngjarjen e rëndë që ndodhi që solli më pas edhe vdekjen e Fabio Gaxhës.

Ai kundërshtoi edhe pretendimetr e organit të akuzës së pronari I lokalit redi Popesku ka ndihmuar Martinajn në fshehjen e një arme. Mirash Martinaj pohoi se klienti I tij nuk ka pasur kurrë armë.

Për ngjarjen e 4 tetorit janë në kërkim komando Melviol Billo, Fabjol Alushi dhe Ervin Mata.

Vazhdo të lexosh

Reklamë