Apeli për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi këtë të enjte vendimin e shkallës së për dënimin me 2 vite e 4 muaj burg për ish-prokurorin e Krujës, Haxhi Giu. Pas vendimit në muajin maj, Giu iu drejtua Apelit për të kërkuar një masë dënimi më të lehtë, duke pretenduar se nuk mund të qëndronte në qeli me të dënuar që i ka hetuar në të kaluarën tij. Haxhi Giu u arrestua në 2 dhjetor të vitit 2015. Sipas Prokurorisë 53-vjecari kishte marrë përsipër ndryshimin e akuzës për Paulin Shporin, i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, në këmbim të 29 mijë eurove. Ish-prokurori njihet edhe si personi i cili ka hetuar dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1998.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *