Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka siguruar videot nga ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, e cila sot la në fuqi dënimin me një vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji.
Ky i fundit, shfaqet i qetë dhe duke pirë ujë në momentin kur njihet me vendimin.
Lexo edhe :
Related Posts
Është deputeti Gazment Bardhi ai i cili dëgjohet i revoltuar.
“Gjykata e Apelit merr dy dëshmitarë si gjyqet politike dhe dënon deputetët e opoziës”, tha Bardhi.
Ndërkohë jashtë ambienteve të Gjyaktës, Salianji në deklaratë për mediat e quajit vendimin politik.
Ervin Salianji akuzohet për “kallëzim të rremë” për dosjen “Babale”.
Çfarë është dosja “Babale”?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.
Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti.
Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.
Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.
Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë.
Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg./vizionplus.tv











