Subscribe

Dy javë përpara se të futet për t’u votuar në seancën plenare, paketa e ndryshimeve kushtetuese që do të mundësojnë reformën në drejtësi, ndërkombëtarët po shtojnë presionin ndaj partive politike. Pas letrës së ambasadorit amerikan Donald Lu drejtuar deputetëve të kuvendit ka qenë edhe përfaqësuesja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, e cila ka përsëritur se zëri i qytetarëve do të dëgjohet vetëm pas miratimit të kësaj reforme.

“Ju lutem sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet gjithmonë sidomos pas miratimit të reformës për përfitim të të gjithë popullit”.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe diplomatja e Holandës në Shqipëri.

“Kemi rritur bashkëpunimin me venet e rajonit, shpresoj që qytetarët shqiptarë të bëjnë më shumë,  duke iu referuar reformës në drejtësi dhe që kjo reformë të votohet në parlament. Jeni ju që duhet ta votoni atë, miratoni sa më shpejt reformën në drejtësi.”

Thirrjet janë bërë gjatë ceremonisë së marrjes së presidencës së BE-së nga Sllovakia, e cila do ta mbajë atë për 6 muaj. Më herët edhe diplomati amerikan Donald Lu u është drejtuar të rinjve që të rritin presionin ndaj deputetëve për të votuar reformën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *