Gjykata e Apelit ne Shkoder ka rrëzuar vendimin e Gjykates së Shkalles se Parë për punonjësit e policise të cilet u lanë me masën e sigurisë “arrest shtepie” pasi dyshohen për shpërdorim detyre për tendera.

 

Gjykata e Apelit ne Shkoder vendosi te liroje shtatë shtetasit qe kane ankimuar ne Apel nga 13 që ishin ne total.

 

Keshtu kryekomisar Saimir Rrustemi eshte lene me masen e sigurise “detyrim paraqitje” bashke me gjashte punonjes te tjere te policise si dhe shtetasin Paulin Prendi.

 

Vendimi nga Apeli u dha këtë të martë.

 

Gjate masës së sigurise në gjykatën e Shkalles së Parë një grup qytetaresh shkodran protestuan kundër arrestimit të kryekomisar Saimir Rustemi i cili fillimisht u la me masen “arrest shtepie” nga Shkalla e Parë dhe diten e sotme Apeli e rrëzoi këtë vendim duke liruar kryekomisar Saimir Rrustemin me masën “detyrim paraqitje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *