Apeli i Salianjit për 16 shkurtin: Të ngrihemi për vete, në këmbë për Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëshkohen në protetsën e 16 shkurtit për ti dhënë fund kësaj qeverie mashtruese.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Salianji shkruan se asnjë nga premtimet e bëra nga rilindja nuk është përmbushur asnjëri, për këtë ai bën apel që të ngrihen për të kerkuar të drejtat e tyre.
“Premtoi do ulte taksat per 99% të shqiptarëve,lehtësoi vetëm 1% dhe rëndoi gjithë qytetarët!
Premtoi do ul çmimin e energjisë, e rriti!
Rriti çmimin e ujit, tarifat vendore, shtoi taksën e pronës, të televizionit, futi në skemën e TVSh biznesin e vogël!
Premtoi shëndetësi falas dhe gjithë parate shëndetit të qytetarëve ia dha miqve me PPP!
Premtoi legalizime falas dhe shkatërroi dhe prona me hipotekë, edhe lumi Lanës shkoi përlumë!
Premtoi arsim cilësor dhe shkatërroi universitetet!
Premtoi drejtësi, u bë mburojë e krimit dhe e kapi politikisht për të mbrojtur krimin dhe korrupsionit!
Premtoi rend dhe siguri dhe e mbushi Shqipërinë me drogë!
Premtoi naftë të lirê por vendosi tre taksa dhe dy PPP!
Premtoi subvencione por vuri taksa për fermerët!
Premtoi adminstratë profesionale dhe e mbushi me militantë!
Premtoi qeverishërbimi dhe bëri qeveri shërbêtorësh personalë!
Premtoi integrim dhe ngeli i fundit në rajon!
Po bën atë që tha: vjedh votat që të vjedhë Shqipërinë, dhe vjedh Shqipërinë që të blejë votat!
Nesër në orën 11 të ngrihemi për vete, të jemi në këmbë për Shqipërinë.”




