E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Vendi

Apeli i Najada Çomos: Virusi është ende midis jush, frekuentoni sa më pak vendet publike

Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo drejtoi një thirrje për qytetarët që të mos harrojnë që virusi COVID-19 është ende midis nesh.

Me anë të një video-mesazhi, Çomo tha se të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm, të zbatojnë masat.

Kjo me qëllim që edhe puna e mjekëve të mos rëndohet.

“Jemi në sezonin e verës, kanë kaluar pesë muaj dhe fluksi i të shtruarve në Spitalin Infektiv ka ardhur duke u shtuar, me të sëmurë rëndë dhe me humbje jete. Kam një apel për të gjithë qytetarët që gjithë këto muaj pune intensive në shërbimin infektiv janë lodhje dhe punë e jashtëzakonshme. Kam një apel që ju lutem respektoni masat e thëna. Frekuentoni sa më pak vende publike apo situata ku grumbullohen njerëz sepse janë vendi më i rrezikshëm për tu infektuar. Virusi është midis jush dhe midis nesh që ju shërbejmë juve. Ne jemi për tju shërbyer juve, ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj.”

Vazhdo të lexosh