Apeli i mjekëve: Kujdesu për mua, unë do të kujdesem për ty (Video)

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka publikuar në rrjetin e tij social “Twitter” një video të shkurtër, në të cilën shfaqen disa mjekë teksa iu bëjnë thirrje qytetarëve të “pabindur” që të respektojnë rregullat.
Ata kërkojnë nga shqiptarët që të jenë të përgjegjshëm dhe të qëndrojnë në shtëpi, e të mos veprojnë sikur janë me pushime.
“Edhe ne kemi familje por nuk mund të rrimë në shtëpi! Nuk jemi me pushime! Ji i përgjegjshëm, qëndro në shtëpi sepse unë nuk mundem! Laj duart! Jemi të ekspozuar ndaj gjithçkaje për ju! Na ndihmoni! Kujdesu për mua, unë do të kujdesem për ty”, këto janë disa nga mesazhet e mjekëve transmetuar qytetarëve.
Të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, të ndjekim të gjitha rregullat me rigorozitet. Të respektojmë sakrificën e përditshme të 🇦🇱👩🏻⚕️👨🏻⚕️🏨 dhe 👮🏻♀️👮🏻♂️🚔 për të na ruajtur të gjithëve. Le të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit. 2/2 pic.twitter.com/8Ooztph0gg
— Luigi Soreca (@LSorecaEU) March 20, 2020




