E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Apeli i Merkel: Mos prekni kufijtë

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel vizitoi Shkupin, ku u takua me kryeministrin Zoran Zaev në vigjilje të referendumit për emrin e ri te Maqedonisë.

 

Por ne vizitën e saj te konsideruar historike ne zemer te Ballkanit, kancelarja Merkel beri te qarte qëndrimin e saj kundër ndryshimit te kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Reklamë

“Ne si Gjermani dhe si evropianë kemi interes për stabilitet në rajon. Kjo është kyçe për stabilitetin e Evropës në përgjithësi. Unë besoj se integriteti territorial është thelbësor për rajonin, është e rëndësishme  për rajonin që të mbetet ashtu siç është.”

 

Gjatë konferencës të përbashkët  për shtyp me kryeministrin Zaev, Merkel u bëri apel qytetarëve të dalin nga shtëpia dhe të votojnë në referendum.

 

“30 shtatori është mundësi  historike dhe ju nuk duhet të qëndroni në shtëpi. Shfrytëzoni mundësinë demokratike për të treguar çfarë mendoni. Referendumi është mundësi për hapjen e dyerve të vendit tuaj për të qenë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Nevojitet shumë punë , por parakushti është referendumi më 30 shtator. Nuk dua të përzihem në punën e qytetarëve, por ky është një shans historik. Shpresoj të ndërmerren hapat kryesorë që vendi juaj të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit Evropian. Duam të kemi marrëdhënie më të ngushta mes vendeve. Qeveria federale dhe unë jemi të vendosur të thellojmë marrëdhëniet tona.”

 

Merkel tha përpara gazetarëve se nuk do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov dhe se kryetarit te Partisë opozitare VMRO-DPMNE do ti japë të njëjtat porosi qe i dha Zaevit.

 

Prania e saj ne Shkup përkon me 27-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë. Me herët përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare vizituan Shkupin, në prag të referendumit. I pari ishte Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, e pas tij, kancelarit austriak, Sebastian Kurc, si dhe ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut Zhan Aselbron.

 

Gjithashtu javën e ardhshme Senatori amerikan dhe kryesues i Komisionit për Siguri shtetërore Ron Xhonson do të vizitojë Maqedoninë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë