Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri doli i lirë këtë të hënë nga gjykata e krimeve të rënda ndërsa zgjodhi që të kthehej në shtëpi me një patrullë policie dikur ish vartësit e tij.

 

Pas 2 orësh shqyrtim Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda shfuqizoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për të.

 

Avokati mbrojtës Maks Haxhia u shpreh se me provat që disponon Prokuroria, mbi Saimir Tahirin, nuk mund të rëndojë asnjë akuzë fajësimi ndërsa hetimet tashmë do të vijojnë në gjendje të lirë.

 

Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte shfuqizimi i vendimit nr 97 datë 12 maj 2018 dhe vendimit 101 datë 15.5.2018 ku u vendos masa e arrestit të shtëpisë dhe momentalisht Tahiri është pa masë sigurie. Prokuroria mbështeti qëndrimin e Shkallës së Parë.

 

Sipas mbrojtësit të ish ministrit të brendshëm prokuroria nuk paraqiti prova të reja por edhe letërporositë e mbërritura nga Italia e Greqia nuk mjaftonin që Tahiri të përfshihej në akuzat e trafikut ndërkombëtar te narkotikeve.

 

Të dy letërporositë janë konfirmim i veprimeve të fiksuara në proces, nuk kemi ndonjë të re, kanë të bëjnë me lëvizjet e zotit Tahiri dhe familjes së tij për të kaluar pushimet.Një letër tjetër ka të bëjë me pronarin e shitësit të “hugoboss” të kostumit i cili pasi u njoh me portretin e zotit Tahiri konfirmoi që nuk e njihte dhe duke parë regjistrin e shitjeve nuk figuronte që në datat që flitet të ishte shitur kostum. Edhe shitësi i bizhuterive pasi u paraqit fotografia konfirmoi që nuk e njihte Tahirin.

 

Konfirmoi një shitje që është bërë në masën 5 mijë euro, por jo vetëm dy byzylyk, por disa bizhuteri.

 

Seanca erdhi një dite pas deklaratës se forte te ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili foli për të dhëna mbi presione serioze për këtë çështje. Vendimi sipas diplomatit amerikan, duhej te bazohej vetëm mbi provat e jo mbi kërcënimet apo mbi ryshfetin. Askush nënvizoi Lu, nuk është mbi ligjin por që për avokatin Haxhia u përkthye në këtë formë.

 

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri akuzohet se ka favorizuar trafikun e narkotikëve në favor të grupit të Habilajve. Tashmë prokuroria pritet të çojë çështjen në Gjykatën e Lartë por edhe për këtë rast ashtu si me pasaportat e ish ministrit do të duhet kohë deri në formimin e kolegjit penal.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *