Apeli i Ilir Metës: Kosova e Serbia te dialogojnë për një marrëveshje përfundimtare

Presidenti Meta ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të rinisin sa më shpejt procesin e dialogut.
Kreu I shtetit nëpërmjet një statusi në faqen e tij në facebook shkruan se ky process dialogu duhet të kete për objektiv, arritjen e një marrëveshje përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme.
Meta shkruan se kjo marrëveshje duhet ti shërbeje normalizimit të marrëdhenieve mes Kosovës dhe Serbisë por edhe forcimit të paqes në rajon.
Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme, respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. #OSCE #OSCEPA
Këtë qëndrim Meta e beri të ditur nga Danimarka aty ku ka qënë I ftuar nderi në mbledhjen e byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE.




