Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit, lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Apeli i posaçëm rrëzoi kërkesën për lirim nga izolimi shtëpiak të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Vendimi u dha nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Jamarbër Malltezi është vënë nën akuzë nga spak për korrupsion pasiv dhe pastrim parash për privatizimin e klubit sportiv, Partizani.
Në procesin e privatizimit, spak thotë se malltezi u favorizua nga pozita politike e vjehërrit të tij, Sali Berisha që asokohe ishte kryeministër i vendit, i cili sipas prokurorisë nxorri akte nënligjore në përfitim të tij. Vetë Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim.
Përpara ish- kryeminstri, dhëndri i tij, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe noterja Andia Pustina presin një vendim të rëndësishëm për dosjen partizani në 31 janar, nëse do t’i nënshtrohet apo jo gjykimit.




