E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e mjekut Edvin Prifti për t’u rikthyer në detyrë

Mbetet në fuqi pezullimi nga detyra për mjekun Edvin Prifti.

Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën e Priftit për rikthim në detyrë.

Mjeku kardiokirurg ndodhet nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Emri i tij doli pas përgjimeve për rastin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë, mjekut të QSUT iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra cash.

Prifti u mbrojt duke thënë se ai kishte një punë të mire, ndërsa paratë ishin nga një shitje prone që kishte bërë gruaja e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë