Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron dhe zyrtaren e lartë të shërbimeve publike Laura Shteto. Togat të zeza të Apelit nuk pranuan kërkesën e tyre për masë më të butë se arresti në burg.

 

 

Më herët, GJKKO, vendosi ta lirojë nga qelia duke caktuar arrest në shtëpi për Vladimir Topin, administrator i kompanisë fituese të tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë për supervizimin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Ndërkohë për inxhinierin e kompanisë “Dricons” shpk, Silvi Shehu, GJKKO vendosi masën e arrestit në burg pa afat. Ata akuzohen për korrupsion aktiv, ndërsa togat e zeza caktuan masë më të butë për administratorin për shkak të moshës.

 

Katërshja u arrestua më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se Duro mori rryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë e Vladimir Topit në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Vlera prej 330 mijë lekësh, që përmendej në përgjime, u gjet brenda një zarfi në zyrën e personit të ngushtë të ministres Ogegerta Manastirliu, `zarf për të cilin Joana Duro tha se nuk kishte dijeni çfarë kishte brenda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *