Lideri i opozites Lulzim Basha I ka bere apel qeverise te reagoje per situaten ekonomiko-sociale me te cilen po perballen qytetaret. Basha ka vene ne dukje se ka komunikuar me shoqatat e biznesit te cilat kane nevoje per mbeshtetje duke sjelle ne vemendje se edhe vendet e tjera po aplikojne politika fiskale dhe monetare në mbështetje të ekonomisë.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

Këto masa fiskale lehtësuese u vijnë në ndihmë si sipërmarrësve të vegjël, ashtu dhe punëtorëve të tyre. Në fund të ditës, gjithsecili duhet të paguajë një qira mujore dhe të ushqehet. Ku do t’i gjejnë paratë për këtë, nëse nuk punojnë gjatë këtyre ditëve? Po për taksat që do të paguajnë tani në mars ku do t’i gjejnë paratë, kur bizneset janë mbyllur?

Është jo njerëzore që të sillesh rreth e rrotull propozimeve tona apo të sulmosh opozitën në këtë periudhë.

 

Sipas Bashes, 120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet, duhet të angazhohen në dy fusha kyçe: mbështetje sociale dhe fonde shtesë për shëndetësinë.

 

Jeta nuk ka çmim, ndaj unë sot nuk dua të përfshihem në batuta bajate që nuk të çojnë asgjëkundi dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Ne si opozitë do të vazhdojmë të mirëinformojmë njerëzit, të kërkojmë e të bëjmë transparencë sa të mundemi dhe të ofrojmë zgjidhje dhe alternativa për tejkalimin e kësaj gjendje. Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia.

 

PD ka propozuar pezullimin e pagesave te kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore, pagesen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit si dhe nje sere masash te tjera per te ndihmuar biznesin

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *