Pas deklaratës së ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, mbi pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ka ardhur reagimi i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Bylykbashi shkruan se ishte kryeministri Edi Rama ishte ai që bëri pakt me kriminelët për të marrë pushtetin në 2013.

Sipas tij, kriminelët më të rrezikshëm të dënuar me burgim të përjetshëm u liruan nga burgu nën qeverisjen e Ramës.

“Ne 2013 beri pakt me kriminelet per te marre pushtetin dhe i futi ne listat e deputeteve e i beri kriminelet “perfaqesues” te popullit. Ne 2015 mbushi bashkite me kryebashkiake kriminele. Ne 2014 i hapi rruget krimit te organizuar qe te mbillte Shqiperine me kanabis. Edhe ministrat e brendshem i zgjodhi me lidhje familjare me trafikun e droges qe t’u mbronte krahet trafikanteve. Sot mafia shqiptare eshte rrezik prioritar per prokuroret antimafia italiane e europiane. Ama nen qeverisjen e Rames kriminelet me te rrezikshem te denuar me burgim te perjetshem, u liruan nga burgu. Prioritetet e Rames nuk jane te njejtat me Antimafian italiane. Me eshte dashur nje vit te negocioj ligjin e Dekriminalizimit me socialistet. Pengesa pa fund nxorren vetem qe ta pengonin e zvarrisnin. Kerkonin si ta benin te paefektshem ligjin qe te shpetonin kriminelet qe futen ne parlament e bashki. Nen presionin e opozites, SHBA dhe BE, u dorezuan dhe e votuan. Sot e dine shqiptaret dhe te huajt sa eshte lista e deputeteve, kryebashkiakeve, keshilltareve e drejtoreve qe kane ikur nga ligji i Dekriminalizimit. A u terhoq Rama? Jo! U ka dhene tendera, licenca, leje ndertimi ne kembim te votave. Plani i tij urbanistik me kulla per Tiranen eshte manuali i lavatrices se parave te Ndrangheta-s. Ai plan eshte ftese per riciklimin e parase se Mafias. I ka pjese kryesore te mekanizmit qeverises kriminelet, ndaj ne 2019 kur garonte i vetem ne zgjedhje vuri serish kriminele per kryebashkiake. Tani kur ambasadoret e partnereve tane me strategjike i kerkojne te mos kandidoje kriminele e te korruptuar me 25 prill, ai u pergjigjet se ligji i Dekriminalizimit shkel te drejtat e krimineleve, paçka se Gjykata Kushtetuese e rrezoi kete pretendim. Eshte i “fjales” Rama, nuk e prish paktin e 2013 me kriminelet. Ja pse duhet te votojme masivisht me 25 prill 2021, qe te çlirojme mushkerite e shoqerise shqiptare nga kjo semundje qe e ka emrin Edi Rama. Me vote masive Shqiperia Fiton!”/ Vizion Plus 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *