SPAK bëri rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila liroi kardiokirurgun Edvin Prifti. Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Lartë rikthimin në burg të mjekut.

Më 2 mars, Apeli vendosi shfuqizimin e masës “arrest në burg”.

Gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë, mjekut të QSUT iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra cash. Emri i tij doli pas përgjimeve për rastin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Prifti u mbrojt duke thënë se ai kishte një punë të mire, ndërsa parate ishin nga një shitje prone që kishte bërë gruaja e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *