E hënë, 2 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Apeli do të vendosë për fatin e vilave, Kryemadhi: Nëse sekuestrohen do të fle në çadër

Me bastun në dorë Monika Kryemadhi u paraqit në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për tu njohur me vendimin e sekuestros së dy vilave  që i përkasin asaj dhe nënës  Fatime Kryemadhi.

Për dy orë e 30 minuta përmes avokatit të saj Kryemadhi dha argument kundër sekuestrimit të dy pronave.

Menjëherë sapo la Gjykatën ajo tha se nëse shtëpia i mbetet e sekuestruar do të jetojë në çadër.

“Problem i madh, në çadër. Sa ka në çadër nga tërmeti. Do marrim ndonjë kontejner, ndonjë çadër me qira. 5 minuta para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në drenë e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestro. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia”, tha Kryemadhi.

Reklamë

Në tetor të këtij viti, ish-Presidenti Ilir Meta dhe ish- bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi u vendosën nën masa sigurie.

I pari në “arrest në burg” ndërsa deputetja në “detyrim paraqitje”. Të dy akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë