Subscribe

Pas një muaj në qeli, Apeli i Posaçëm ka liruar nga burgu dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Togat e zeza vendosën masën e arrest shtëpie për Jamarbër Malltezin i cili akuzohet se ka përfituar përmes skemave korruptive në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

 

Ndërkohë Apeli ka lënë të njëjtën masë në fuqi detyrim paraqitje për Sali Berishën. Sipas vendimit të gjykatës, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të hënën e tretë të çdo muaji dhe i ndalohet gjithashtu dalja jashtë shtetit. Për mbrojtjen ky vendim është politik.

 

Gjykata shpalli vendimin, duke miratuar Berishën, ndryshon pjesën për Maltezin, duke caktuar masën e sigurimit arrest shtëpie. Kjo çështje mbetet politike. Është një gërvishtje, Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti. Ky është kallëzimi dhe regjistrimi i procedimit brenda një dite. E pamundur që për çështje te tilla, brenda një dite kalendarike pune të regjistrohet kallëzimi dhe procedim.

 

Pritet që avokatët ti drejtohet tashmë Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimin e Apelit.

 

Ne do vijojmë betejën. Është një betejë e gjatë.

 

Sali Berisha e ka konsideruar antikushtetues vendimin e gjykatës ndaj tij duke thënë se është anashkaluar Kuvendi. Por SPAK argumenton se masat detyrim paraqitje dhe bllokim i pasaportës nuk jane heqje lirie, por një kufizim që nuk ka nevojë për  autorizim nga parlamenti. Deri më tani lideri i opozites nuk ka pranuar  të paraqitet në Gjykatë duke u përfaqësuar përmes avokatëve të tij. Ndërkohë për afërën e privatizimit të kompleksit Partizani ne masen detyrim paraqitje eshte edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *