E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Apeli dënon me 15 vite burg Domart Konjarin

Gjykata e Posacme Apelit ka dënuar me 15 vite burg Domart Konjarin.

Dënimi I formës së prere ishte i njejti me ate qe dha ne 15 shtator 2020 edhe  shkalla e pare e Gjykates se Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.

Ai  akuzohej per ‘trafik droge’, pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash  dhe  falsifikim dokumentesh.

Konjari u dënua në mungese pasi prej disa vitesh ai është në kërkim nga policia.

Reklamë

Ai u arrestua rastësisht në nëntor të 2015, në pikën kufitare të Kapshticës me një pasaporte false. Por ai u lirua 5 muaj më vonë pasi gjykata i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Pas ketij vendimi, Konjari u arratis dhe nuk eshte gjetur me nga policia.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë