E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Apeli çon në shtëpi kreun e tatimeve

Ilustrim · Vizion Plus

Rreth 3 javë nga prangosja e ish-drejtorit te tatimeve te Tiranës Androkli Kokthit, Gjykata e Apelit e ka nxjerre ate nga burgu duke e lëne ne arrest shtëpie. Kokthi akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Trupi gjykues i kryesuar nga Ervin  Metalla, vendosi të ndryshojë masën e sigurisë me argumentin se ai nuk përben rrezik për cenimin e hetimeve. Sipas organit të akuzës, Androkli Kokthi ka lëshuar urdhër për rikthim malli të konfiskuar me vlerë 4 milionë lekë një subjekti privat, duke shkelur ligjin për një mall të bllokuar dhe të magazinuar në Drejtorinë e Tatimeve.

 

 

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh