Subscribe

Biznesi më i ri i shqiptarëve që po njeh rritje nga vit në vit është lënia e banesave me qira afatshkurtra.

 

E thënë ndryshe shqiptarët janë regjistruar në platformën ndërkombëtare, ku mund të prenotosh apartamente ditore për pushime, që njihet me emrin AirBNB.

 

Aktualisht numri i apartamente apo vilave të listuara në këtë platformë arrin në 20 mijë. Agjentet imobiliarë, si hallka e parë e këtij procesi, thonë se ka një rritje të ndjeshme të shitjes së apartamenteve të vogla pikërisht për këtë qëllim.

 

Në 4 -5 vitet e fundit kemi një trend ne rritje për apartamentet e vogla apo ato që njihen si garsionere. Këto ambiente blihen nga klientët tanë me qëllim dhënien  me qira ditore apo javore. Sa përqind janë ne nuk e dimë. Në përgjithësi qiratë ditore  menaxhohen nga individë, që janë të punësuar. Për aq kohë sa s’ka një subjekt të verifikuar nga tatimet për këtë lloj biznesi, ata janë informate, – shprehet Ilda Baraj, agjente imobiliare.

 

Që pas pandemisë ka një rritje të pandalshme të sektorit të shit-blerjes së pasurive të patundshme. Agjentët thonë se apartamentet me sipërfaqe të vogla shiten në kohë rekord, duke i rinvestuar për tu lënë me qira.

 

Ne kemi indice në sistem, se apartamentet e vogla mbeten shumë pak kohë të listura. Ato shiten shumë shpejt. Kërkesa është gjithnjë e në rritje. Sot që flasim kemi shumë klientë që janë të interesuar për apartamente të vogla apo dhe të mëdha që ridizenjohen në ambiente të vogla për qira. Mund të themi që ata klientë që ne kemi i kryejnë këtë investim jo për qëllim banimi, por biznesi.

 

Qytetet bregdetare mbajnë dhe numri më të lartë të apartamenteve që jepen me qira ditore.

 

Vlora dhe Saranda janë bërë trend i këtyre viteve te fundit. Patjetër  dhe Durrësi. Pra në zonat ku ka dhe infrastrukturë të mirë. Ndërsa në fshatrat turistikë ka pak ose aspak banesa të lira, pasi kërkesa është më e lartë se oferta.

 

Si 6 mujorë Shqipëria numëroi 3.4 milion turistë ose 33% më shumë se një e njëjta periudhë e një viti më parë. Shtimi i apartamente me qira ditore po jep një ndikim në përballimin e numrit të  lartë të turistëve të huaj, pasi hotelet nuk mund të përballojnë këtë fluks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *