E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Apartamente e lokale në Lushnje, sekuestrohet pasuria e të dënuarit për prostitucion dhe grup kriminal

Prokuroria e Lushnjës ka sekuestruar 3 dyqane, 4 apartamente dhe 2 garazhe në Lushnje, në pronësi të F.Abdurrahmani.

 

Burime nga organi i akuzës bënë me dije se ky i fundit është i dënuar në Itali për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni”.

 

Reklamë

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara nga Prokuroria:

 

-Një dyqan me sipërfaqe 184.11 m2

-Një dyqan me sipërfaqe 54.9 m2

-Një apatament  me sipërfaqe 130.58m2

-Një garazhd (bodrum) me sipërfaqe 323m2

-Një dyqan me sipërfaqe 64,8 m2

-Tre apartamente me sipërfaqe 78.49m2, 103.76m2  dhe 84.88m2

-Garazhd me sipërfaqe 107.95 m2

Vazhdo të lexosh

Reklamë