E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Apartamente dhe makina, detaje nga sekuestrimi i pasurive marramendëse të nëpunëses publike në Tiranë

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me sekuestrimin e pasurive që prokuroria e Tiranës njoftoi ditën e djeshme.

Policia njofton se ka finalizuar operacionin “Immediate” në kuadër të të cilit janë sekuestruar apartamente, makina dhe 750 mijë euro. Nga hetimet prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e sekuestruara janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Reklamë

“Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë,u zhvillua operacioni policor i koduar “Immediate”.

Në zbatim të këtij procedimi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme e të luajtshme, në emër të shtetasve Oltion Hasani, 37 vjeç, dhe Irma Hasani, 41 vjeç, konkretisht 6 apartamente dhe 6 automjete.

Reklamë

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga shtetasi Oltion Hasani, i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe”, njofton policia.

Pasuria e skuestruar dyshohet se ishte përfituar nga veprimtaria kriminale e Oltion Hasanit në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, Irma Hasani, brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt.

Nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160,000 Euro është tranferuar nga shtetesja I.H. në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera tê paluajtshme dhe 6 automjete.

Irma Hasani ishte e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë, dhe sipas prokurorisë nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë